Hakmerret Jordania, pas videos së ISIS, vret dy xhihadistë

Hakmerret Jordania, pas videos së ISIS, vret dy xhihadistë

Hakmerret Jordania, pas videos së ISIS, vret dy xhihadistëJordania ka ekzekutuar dy të dënuar, përfshirë këtu një xhihadiste femër, pas vrasjes së një prej pilotëve të saj forcës ajrore nga militantët e Shtetit Islamik, IS.

Gruaja, Sajida al-Rishawi, e cila kishte dështuar në një sulm me bombë dhe një pjesëtar i al-Kaedës, Ziyad Karboli, të dy shtetas irakianë, u varën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ekzekutimet u kryen disa orë pasi ISIS postoi një video ku shfaqej piloti Moaz al-Kasasbeh, duke u djegur i gjallë. Ai u kap pas përplasjes së një avioni gjatë një misioni kundër ISIS, në dhjetor në Siri.

Jordania kishte tentuar të bënte një shkëmbim, të lironte nënkolonelin Kasasbeh-së në këmbim të Rishawi-t. Ajo u arrestua pas tentativës për një sulm vetëvrasës në vitin 2005, ndërsa Karboli ishte dënuar në vitin 2008, pasi kishte vrarë një shtetas jordanez.

Dy të burgosurit u ekzekutuan në orën 02:00, të mërkurën në mëngjes, tha zëdhënësi i qeverisë Mohammad al-Momani. Pas videos së tmerrshme të publikuar nga ISIS që tregonte pilotin duke u djegur i gjallë në një kafaz, Jordania premtoi një përgjigje drithëruese, dhe ky ekzekutim i dyfishtë ishte hakmarrja e saj.