Hakerët lexojnë kodin origjinal të Skype-s

Hakerët lexojnë kodin origjinal të Skype-s

Grupi i hakerëve i udhëhequr nga Sean O’Neil pohon se kanë arritur të “lexojnë” kodin origjinal të Skype, përkatësisht algoritmin RC4.

Me gjithë përpjekjet e shumta për dekriptimin e algoritmit, Skype deri tani me sukses ka mbrojtur kodin e tij origjinal. Hakerët nuk dëshiruan të japin më shumë detaje.

Prezantimin e detajuar për kërkimin e tij, O’Neil planifikon ta paraqes në kongresin e njohur “Chaos Communication Congress”, i cili do të mbahet në dhjetor në Berlin. Për momentin është publikuar kodi që i mundëson hakerëve të tjerë të vazhdojnë punën e O’Neilit.

Në Skype thonë se janë krenarë me softuerin e tyre dhe demantojnë deklaratat për thyerjen e algoritmit. Thonë se pas emrit O’Neil fshihet Yaroslav Charnvosky dhe  akuzojnë për sulmet spam në Skype.