Hajredin Kuqi: Kosova nuk ka platformë apo propozim për dialogun

Hajredin Kuqi: Kosova nuk ka platformë apo propozim për dialogun

Hajredin Kuqi: Kosova nuk ka platformë apo propozim për dialogunNuk ka platformë apo ndonjë propozim dokument me të cilin Kosova do të shkonte në bisedimet e radhës me 17 janar.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, ka thënë se krejt çka do të prezantohet do të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe pakos së presidentit Ahtisaari, njofton KTV.

Për Kuçin mos lejimi i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, me rastin e krishtlindjeve ortodokse është vetëm reciprocitet. “Mu për këtë që kemi telashe me Serbinë po kemi dialog. Ne nuk jemi ata të cilët kërkojmë të dominojmë mbi të tjerët, por edhe koha e dominimit të tjerëve ka përfunduar. Normalizimi nënkupton reciprocitet, reciprociteti nënkupton të jemi të barabartë”, ka thënë Kuçi.

Si përgjigje ndaj deklaratave të fundit se më 17 janar në takimin e radhës mes kryeministrave Thaçi e Daçiq do të dalin konkluzione të dhimbshme, Kuçi ka thënë se e dhimbshme do të jetë vetëm për ata që merren me ilegalitet, për struktura kriminale dhe struktura ilegale që e sfidojnë sovranitetin e Kosovës.