Guvernatorja Gjoni thirret për të dëshmuar në Prokurori

Guvernatorja Gjoni thirret për të dëshmuar në Prokurori

Guvernatorja Gjoni thirret për të dëshmuar në ProkuroriGuvernatorja në detyrë Elisabeta Gjoni u paraqit sot në Prokurorinë e Tiranës në cilësinë e personit që ka dijeni për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë.

Në orën 08:45 minuta ajo është parë të hyjë në ambientet e Prokurorisë ndërsa do të pyetet nga grupi hetimor i kryesuar nga Ramadan Troci.

Numri një i Bankës, ishte thirrur dje nga Prokuroria, por takimi me kryeministrin Edi Rama, për situatën e krijuar në Bankë, e shtyu per sot marrjen e saj në pyetje.

Një ditë më parë nga ky organ u thirrën për të dëshmuar për skandalin e vjedhjes nga Departamenti i Thesarit tre anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.