Guardiola vetëm 7 minuta në stol

Guardiola vetëm 7 minuta në stol

Guardiola vetëm 7 minuta në stolPep Guardiola është nën një presion të jashtëzakonshëm, por ai e përjeton futbollin në mënyrën e tij. Tani nuk është vetëm Jurgen Klopp që do të “nxehë” tifozerinë e Bundesligës me gjestet e tij apo veprimet në pankinë, por edhe spanjolli Guardiola.

Në një monitorim që ka bërë tabloidi gjerman “Bild”, rezulton se në ndeshjen e fundit miqësore që Bayern Munchen ka luajtur, atë ndaj Sonenhof Grosaspahut, Pep Guardiola është ulur në stol vetëm 7.26 minuta. As 10% e 90-minutëshit të një ndeshjeje të plotë.

“Ai përfshihet me gjithçka që ka. Është gjë e mirë kur trajneri është kaq shumë i përfshirë”, u shpreh ylli bavarez, Arjen Robben. Daniel Van Buyten shpjegoi gjithashtu se “Pep jeton me futboll”.

Madje ai është shumë i sigurt, kur thotë: “Për sa kohë ne s’jemi perfektë në lojë, Pep do të jetë me siguri i gatshëm që të na tregojë ne çfarë duhet të bëjmë”.

Qendërmbrojtësi i sapoblerë i Bayernit, Jan Kirschof, komentoi se “mënyra e tij e të qëndruarit të tregon a po luan siç duhet”.