Pep Guardiola

Guardiola: Imazhet flasin vet

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka thumbuar rivalin e tij, Jose Mourinho, duke thënë se edhe pse ai nuk e njeh Vilanovan pas gjestit anti-sportiv, janë ai dhe lojtarët e Barcës që e njohin zëvëndëstrajnerin e tyre.

“Imazhet flasin vet. Ka gjëra që nuk duhet të ndodhin. Kjo mund të përfundojë edhe më keq nëse nuk merren masat. Unë mund të bëj diçka me lojtarët e mi, por nuk mund ta mësoj askënd sit ë sillet”.

“Nuk ka rëndësi nëse ai nuk e njeh Vilanovan. Unë e di kush është Rui Faria Aitor Karanka. Për ne, Tito është shumë i rëndësishëm. Ai filloi të punojë në ekipe të vogla dhe tani është pjesë e projektit me mua”, potencoi Guardiola deklaratën e plotë të të cilit mund ta lexoni gjatë ditës.