Guardiola i frikësohet Realit
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se sezoni që sapo do të nis do të jetë një sezon i vështirë për ekipin që ai drejton.
“Në këtë sezon duket t’i mbajmë sytë hapur pas kundërshtari ynë direkt Reali i Madridit që është fuqizuar shumë dhe gjithmonë është një ekip që duhet pasur frikë”.
Guardiola ka folur edhe për kolegun e tij të madrilenëve duke thënë se është një trajner i mirë që dhe që do të drejtoj një ekip të mirë, transmeton Start.
Tekniku katalanas kur është pyetur lidhur me “telenovelën “ Ibrahimoviç është dukur tepër i kursyer, duke thënë se nuk është detyrë e tij që të përgjigjet për transfermin e suedezit tek Milani.
Ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë takimi midis dy klubeve për çështjen Ibra.