Grushta në Kuvendin e Maqedonisë

Grushta në Kuvendin e Maqedonisë

Grushta në Kuvendin e MaqedonisëPerleshje fizike ne Kuvendin e Maqedonise. Deputetet shqiptare te BDI dhe PDSh jane konfliktuar deri ne goditje me grushta ne komisionin per financa dhe buxhet, ku po debatohej ashper per rishikimin e Buxhetit.

Rrahja e deputeteve te BDI Talat Xhaferi, Rexhail Ismaili dhe Musa Ibrahimi nga njera ane dhe Orhan Ibrahimi e Bekim Fazliu nga ana tjeter ka ardhur si pasoje e akuzave te ashpra te partise se Menduh Thacit ndaj partise se Ali Ahmetit ne pushtet lidhur me shkurtimet e fondeve te buxhetit shteteror per realizimin e projekteve ne rajonet shqiptare.

PDSH vlereson se rishikimi i buxhetit demton shqiptaret ndersa favorizon maqedonasit. Pershkallezimi i situates ne Kuvend eshte penguar nga sigurimi i Parlamentit, i cili ka nderhyre per te qetesuar deputetet e pergjakur.