“Grupi i Drenicës” sot në gjykatë përball Mauricio Salustros

“Grupi i Drenicës” sot në gjykatë përball Mauricio Salustros

“Grupi i Drenicës” sot në gjykatë përball Mauricio SalustrosShtatë të pandehurit e “Grupit të Drenicës” do të përcillen sot nga Qendra e paraburgimit deri në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ku pritet të paraqiten për t’u përballur me pyetjet e Prokurorit italian Mauricio Salustro, lidhur me akuzat për krime lufte.

Sahit Jashari do të paraqitet në ora 10: 30, ndërkaq ish- Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, përballjen me Salustron do ta ketë në orën 11:30, ndërsa menjëherë pas tij është radha e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Të dyshuar të tjerë janë edhe ish- komandanti i brigadës 111, Jahir Demaku; vëllau i tij Zeqir Demaku, , Avni Zabeli dhe Hysni Thaç.

Selimi akuzohet për shtatë vepra penale, Lushtaku me tri vepra penale, ndërsa Sahit Jashari me tetë vepra penale.

Sahit Jashari, ndërkaq po hetohet për dhunim trupor të Ivan Bulatovic, një oficer serb i policisë të mbajtur peng nga UÇK’ja.
Prokurori është në përfundim të hetimeve. Ndërsa, vendimi për ngritje apo jo të aktakuzës pritet të kumtohet në fund të shtatorit eventualisht në muajin tetor të këtij viti.