”Grupi i Drenicës” në QKUK

”Grupi i Drenicës” në QKUK

”Grupi i Drenicës” në QKUKQendra Klinike Universitare shfrytëzohet nga të arrestuarit për “përgatitje të mbrojtjes”.
Katër prej shtatë të akuzuarve të paraburgosur të “Grupit të Drenicës” janë të shtrirë në spital.

Kanë ankesa për sëmundje që nuk trajtohen në spitalin e Burgut të Dubravës. Për këtë arsye, prej kohësh janë sistemuar në klinika të ndryshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Sabit Geci dhe Isni Thaçi janë të shtrirë në QKUK.

Ata, siç thonë në QKUK, është konstatuar se kanë nevojë për trajtim. Mirëpo mjekë nga QKUK-ja dhe zyrtarë të Shërbimit Korrektues kanë thënë se pos Sabit Gecit dhe Sylejman Selimit, të tjerët nuk kanë nevojë për trajtim në Prishtinë.

Të arrestuarit e “Grupit të Drenicës” besohet se po e shfrytëzojnë “sëmundjen” për të qëndruar jashtë Dubravës dhe për të planifikuar mbrojtjen në procesin gjyqësor që pritet të nisë për krime lufte./koha/