Gruevski – Zaev, shfaqet videoja si pjesë e tensioneve rreth ‘bombave

Gruevski – Zaev, shfaqet videoja si pjesë e tensioneve rreth ‘bombave

Gruevski – Zaev, shfaqet videoja si pjesë e tensioneve rreth ‘bombavePublikohet videoja e parë ku kryeministri Gruevski dhe lideri opozitar Zaev flasin se nga janë siguruar materialet për “bombat”.

Është publikuar një video material i parë ku shihet një bisedë midis kryeministrit Nikola Gruevski dhe liderit opozitar maqedonas Zoran Zaev.

Biseda siç shihet zhvillohet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Gruevski, ndërsa sipas kësaj medie, lideri i LSDM-së, Zaev në bisedë është duke e shantazhuar dhe kërcënuar Gruevskin se posedon të ashtuquajturat ‘bombat’ që kanë të bëjnë me dëshmi dhe materiale skandaloze gjatë pushtetit të tij.

Në videon prej disa sekondave shihet se si Gruevski dhe Zaev diskutojnë për materialet, për të cilët thuhet se janë siguruar nga të huajt, duke nënkuptuar shërbime të huaja. Por biseda nuk qartësohet deri në fund, Ndërsa ajo që është evidente shihet se si Gruevski insiston duke pyetur Zaevin se nga kush i ka siguruar këto video materiale apo materiale tjera. (INA)

[youtube_sc url=”https://www.youtube.com/watch?v=OFb6bPwtaVA”]