GruevskiGruevski i gatshëm edhe për zgjedhje parlamentare

Gruevski i gatshëm edhe për zgjedhje parlamentare

GruevskiGruevski i gatshëm edhe për zgjedhje parlamentarePartia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE është e gatshme për tu ballafaquar edhe me zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ky qëndrim vjen nga burime të larta brenda kësaj partie, të cilët theksojnë se janë të gatshëm për tu ballafaquar edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare me opozitën maqedonase.

“Ne jemi të gatshëm që të ballafaqohemi me opozitën në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryeministri Gruevski është i gatshëm edhe për një hap të tillë dhe për të pasur betejën me liderin e opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski”, theksoi për INA, një zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE. Sipas tij, partia e tyre bindshëm do të fitojë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në rast se ato do të mbahet në pako me zgjedhjet lokale.

Kryeministri Gruevski deri tani zyrtarisht është deklaruar kundër zgjedhjeve të parakohshme, por kohë më parë pas një konflikti me BDI kishte dhënë sinjale se është i gatshëm për tu ballafaquar me zgjedhje të parakohshme në rast se dëshiron partia shqiptare.

Opozita maqedonase ka bërë të ditur se do të vazhdojë protestat në rrugë deri në plotësimin e kërkesave për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në pako me ato lokale. Kjo kërkesë e opozitës ishte edhe si shkas që të dështojë takimi midis Gruevskit dhe Cërvenkovskit, i thirrur për tejkalimin e krizës politike në kampin maqedonas. (INA)