Gruaja gjen gjarprin teksa merrte paratë në bankomat

Gruaja gjen gjarprin teksa merrte paratë në bankomat

Gruaja gjen gjarprin teksa merrte paratë në bankomatNjë grua është shokuar teksa ka shkuar të marrë para në një bankomat. Ju mund të mendoni se ndoshta ka kuptuar që nuk ka para në llogari, po jo. Surpriza e keqe e saj ka ardhur kur në bankomat është përballur me një gjarpër.

Juliet Medland ka rrëfyer se ajo po tërhiqte para nga ATM në një One Stop në Gillingham kur ka parë zvarranikun e frikshëm.

Ajo si fillim ka menduar se mos është ndonjë çokollatë ose lodër me formë gjarpri, sepse se besonte që mund të gjente në atë vend një gjarpër.

Megjithatë ajo ka thirrur sigurimin të cilët kanë hequr gjarprin nga makina e bankomatit.