alison

Gruaja e tradhton, burri hakmarret

alisonDisa persona thjeshtë nuk mund ta ndalojnë vetën para hakmarrjes edhe pse thuhet se hakmarrja është një ushqim që shërbehet i ftohtë.

46-vjeçari, Ian Cuthbert është një shembull ekstrem. Për t’u hakmarrë ndaj tradhtisë së bashkëshortes ka publikuar foto të saj me të brendshme.

Ai ka shpërndarë foton në të gjithë zonën ku banonin pasi lidhja e tyre kishte marrë fund.

Alison-Cuthbert-3187244Në posterin e krijuar me foton e bashkëshortes, Ian ka shkruar: Alison Cuthbert, e martuar më 16 mars 2013, ka kryer tradhti pas disa ditëve nga martesa. Siguroni bashkëshorten!”

Cuthbert ka shpërndarë fotot e bashkëshortes së tij në shtator, gjashtë muaj pasi ishte martuar. 34-vjeçarja, Alison e cila punon si ndihmës infermiere u njoftuar nga miqtë për këtë gjë dhe ajo njoftoi policinë. Tashmë 46-vjeçari do të dalë para gjykatës për një veprim të tillë.