tejkalimi

Gruaja 82-vjeçe nget veturën 177 km në orë

Një zonjë e moshuar është ndëshkuar për shkak të ngasjes shumë të shpejtë, pasi në shtetin federal Oregon kishte vozitur veturën dy herë më shpejt se sa është e lejuar.

Marsha Brandon (82) është vërejtur të enjten derisa ishte duke vozitur automjetin e saj me shpejtësi prej 177 kilometra në orë në një autostradë, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 88 km në orë, transmetoi televizioni lokal KVAL-TV.

Ajo u ka thënë policëve të trafikut se është ngutur për të mos u vonuar në një takim dhe ka shtuar se nuk e ka vërejtur që ka vozitur aq shpejt.

Kjo shofere e pakujdesshme për këtë tejkalim kaq të madh të shpejtësisë do të detyrohet të paguajë dënimin prej 1 103 dollarëve amerikanë.