Grevistët në rrezik për jetë

Grevistët në rrezik për jetë

Grevistët në rrezik për jetëNë ditën e pestë të grevës së urisë kundër shkarkimeve në administratë pas në administratë pas datës 1 tetor 2013, të 16 pjesëmarrësit e ngujuar në çadrat anash Kry eministrisë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Disa prej ty re madje paraqiten me rrezik jete, për shkak të luhatjeve të tensionit, aritmisë, problemeve në stomak etj.

Për keq po ndikojnë edhe temperaturat e larta të këty re ditëve, pasi grevistët rrezikojnë të asfiksohen nga avulli i nxehtë që krijohet brenda tendave prej plastmasi e cope. Nën çadër të krijohet ideja sikur je në serrë, pasi grevistët i mbajnë tendat e mby llura me zinxhir, duke shtuar kështu nxehtësinë dhe duke reduktuar mundësinë e ajrosjes.

Por, pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, vajtje-ardhjeve në spitale, grevistët nuk pranojnë që të braktisin kauzën nën çadër. Rëndohet shëndeti Ish-gardisti Mehmet Cenmurati është njëri prej grevistëve që u dërgua disa herë në spital për mjekim, ndërsa në një rast humbi ndjenjat, duke rënë me kokë në tokë.

Me urgjencë në spital u dërguan thuajse të gjithë pjesëmarrësit, përveç tri femrave: Vera Ndoj, Olgerta Shkurti dhe Nertila Qafzezit. Kjo e fundit është kry etare e Shoqatës për Mbrojtjen e

Administratës Publike, e cila po udhëheq grevën, ndërkohë që ka “festuar” edhe 29-vjetorin e lindjes brenda çadrës. Ajo ka denoncuar disa herë mjekët se nuk po u japin trajtimin e duhur grevistëve, duke akuzuar se nuk u ofrojnë shtretër për të pushuar dhe se i lënë të dalin me hipertension, siç ishte rasti i Mahir Reçit, ish-punonjës i Ndërmarrjes së Trajtim Studenti.

“Mahir Reçi nuk ka marrë në spital shërbimin e duhur dhe dety rohet që edhe një herë të largohet në spital me tension 18. Spitali nuk po jep mjekimin e duhur për të sëmurët grevistë”, theksoi Qafzezi. Sipas saj, edhe grevistët Hastrit Lika, Ludovik Berisha, Prek Vukaj, Petrit Fejzullari, Gladiola Bardhoshi janë trajtuar me indiferencë e përbuzje nga bluzat e bardha. Por, Autoriteti Shëndetësor vijon të përgënjeshtrojë Qafzezin dhe grevistët e tjerë, duke deklaruar se “ka vënë në dispozicion të grevës një ekip mjekësor, ndërsa një ambulancë qëndron gjithë kohës pranë grevistëve”.