Grevë e përgjithshme në Greqi

Grevë e përgjithshme në Greqi

Grevë e përgjithshme në GreqiGreqia ndodhet në grevë të përgjithshme që do të paralizojë vendin për 2 orë. Dy sindikatat më të mëdha në vend “Gsee” dhe “Adedi” që përfaqësojnë respektivisht sektorin privat dhe atë publik kanë vendosur që të protestojnë kundër masave të marra për shkurtimin e buxhetit nga kryeministri i vendit Samaras.

Dy organizatat që përfaqësojnë dy milionë e gjysëm anëtarë, refuzojnë politikat e pushimit nga puna si dhe shkurtimin e mëtejshëm të pensioneve, shpenzimeve në sistemin e transporteve dhe në shëndetsi.

Në manifestime do të marrin pjesë përvec nëpunësve të kompanive publike dhe private, edhe mjekë, personel shëndetëso e mësues. Edhe gazetarët dhe sektori i informacionit janë në grevë.

Sipas të dhënave më të fundit një familjeje greke i ëshët dashur të mbijetojë me më pak se 800 euro në muaj. Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Athinën të premten dhe pritet të thotë se kriza ka përfunduar dhe se ky është një fillim i ri.

Kancelarja do të flasë para parlamentit grek. Por Merkel nuk do të takohet me liderin e Syrizës Tsipras si një politikan që sjell telashe dhe një ndërmjetësues të padëshirueshëm.