greav

Greva e urisë, përkeqësohet shëndeti i ish-të përndjekurve

Vazhdon të përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish të burgosurve politikë të cilët prej më shumë se tre javësh gjenden në grevë urie për të kërkuar dëmshpërblimin për vitet e burgut. Ndërkaq situata bëhet më problematike edhe për shkak të kushteve të motit pasi shiu I rrëmbyer ka bërë që tendat ku po zhvillohet grevë të mbushen me ujë.

Skënder Tufa, koordinator i grevës së ish të përndjekurve politik bëri thirrje për një zgjidhje të shpejtë pasi sipas tij gjendja shëndetësore e grevistëve po bëhet gjithnjë e më problematike.

“Gjendja është tepër e rëndë. Ne kërkojmë vetëm zbatimin e ligjit. Mungon vullneti politik nga qeveria. Ne kërkojmë ndërhyrje sa më të shpejtë për zgjidhjen e këtij problemi sepse gjendja sa vjen e po përkeqësohet. I bëjmë apel qeverisë mos të bëjë kokëfortësi me këta njerëz. Thirrja jonë është që të ulemi si qytetar shqiptar në tavolinë për të zgjidhur situatën”, theksoi Tufa gjatë një prononconim për Ora News.

Ndërkohë qeveria këmbëngul se protesta është politike dhe se të gjithë grevistët kanë marrë shpërblimin financiar sipas ligjit.