Greqi, alarm për sulme terroriste, policia ka rritur masat e sigurisë

Greqi, alarm për sulme terroriste, policia ka rritur masat e sigurisë

Greqi, alarm për sulme terroriste, policia ka rritur masat e sigurisëNë alarm janë vënë autoritetet greke, ditët e fundit pas dyshimeve për sulme terroriste gjatë shtatorit. Sipas gazetës “Ta Nea”, e cila citon zyrtarë të lartë të antiterrorit, goditja terroriste e planifikuar ka si objektiv një person të rëndësishëm nga sektori i ekonomisë, ndërsa frika e autoriteteve shtohet pasi gjatë muajit shtator pritet vizita e ekipit të Trojkës.

Nën frikën e një sulmi të tillë forcat e policisë greke kanë shtuar masat e sigurisë në të gjithë perimetrin ku do të lëvizin drejtuesit e Trojkës si dhe zyrtarë të lartë grekë nga sektori ekonomik.

Policia greke bën me dije se që prej fillimit të verës janë vërejtur përpjekje të rigrumbullimit dhe riorganizimit të organizatave ekstremiste e anarkiste, sidomos të “guerriljeve qytetare” të cilat kanë shkatuar një seri bombardimesh dhe sulmesh me përmasa të vogla. Për këtë arsye ishin vënë nën survejim shumë persona që lëviznin në fushën ideologjike të ekstremit të majtë, shumë prej tyre ishin arrestuar e marrë në pyetje.
Sipas publikimeve të shtypit grek në vëzhgim janë vënë grupi “Bërthama e Zjarrit” të cilët me një paralajmërim të nëshkruar bënin fjalë për përshkallëzimin e veprimtarisë së tyre në gjithë vendin.

Në këto grupe policia helene ka përfshirë dhe “Sektën Revolucionare” , e cila ka rënë në heshje pas dy vrasjeve dhe një seri goditjesh disa muaj më parë. Lëvizshmëria gjatë verës ka mbajtur vigjilent dhe autoritetet e prokurorisë. Pas bombës së vendosur në makinën e drejtoreshës së burgjeve të Athinës “Koridalos ” si dhe nga sulmi kundër oficerëve korrektues dhe bombës së dërguar ish- shefit të Antiterrorizmit.