Gratë deputete denoncojnë gjuhën e këngëtarit Gold AG

Gratë deputete denoncojnë gjuhën e këngëtarit Gold AG

Gratë deputete denoncojnë gjuhën e këngëtarit Gold AGGrupi i Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës dënojnë gjuhën denigruese dhe nxitjen e urrejtjes ndaj deputetes, Alma Lama, në këngën e fundit të këngëtarit Gold AG “Shqiptar 2”.

Sipas tyre nuk është hera e parë që kjo deputete vihet në qendër të sulmeve dhe fyerjeve nga persona të indoktrinuar që nxisin urrejtje.

Ato konsiderojnë se nxitja e urrejtjes mbi baza fetare dhe fyerjet publike janë të papranueshme dhe kërkojnë që organet e drejtësisë ta adresojnë këtë çështje në mënyrën e duhur.

“Rasti i fundit është ai i një këngëtari të quajtur GOLD AG i cili në një këngë, përdor fjalë të ndyra dhe në kundërshtim të plotë me etikën, godet personalitete publike dhe politike. Është veçanërisht shqetësuese gjuha denigruese ndaj grave në politikë, të cilat e ngrenë zërin ndaj fenomeneve negative të shoqërisë”, thuhet në një komunikatë për medie nga grupi i grave deputete.

Një ditë më parë, deputetja e LDK-së, Alma Lama ka ngritur kallëzim penal ndaj reperit Gold AG për nxitje të urrejtjes fetare.