Granit Xhaka dhuron 11 bileta për Botërorin 2014

Granit Xhaka dhuron 11 bileta për Botërorin 2014

 Granit Xhaka dhuron 11 bileta për Botërorin 2014Reprezentuesi i Zvicrës, Granit Xhaka do t’i dhuroj 11 bileta flas, të Kampionatit botëror ‘Brazili 2014,’ për tifozët shqiptarë

Në ngjarjen më e madhe e futbollit në botë, në Kampionati Botëror Brazili 2014 do të marrin pjesë edhe tifozë shqiptarë. Për këtë është përkujdesur Granit Xhaka i cili ka dhuruar 11 bileta falas.

Graniti në partneritet me Air Prishtinën do ta organizojnë lojën shpërblyese dhe janë përkujdesur që secili qytetarë ta ketë mundësinë të jetë pjesë e lojës pa pasur nevojë të paguaj.

Gjithashtu, Air Prishtina do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për 11-shen shqiptare në Brazil, ndërsa biletat për hyrje në ndeshjen e futbollit dhurohen nga Graniti, transmeton express.

“Në kampionatin botërore në Brazil nuk do të jenë vetëm tifozët e kombëtarëve pjesmarëse, por edhe shqiptarët,” tha Xhaka.

Duke prezantuar bashkëpunimin me Air Prishtinën Xhaka shtoi se “Për këtë, së bashku me Air Prishtinen do t’i dhurojmë disa bileta për ndeshjet e futbollit ne Brazil. Përmes lojës shpërblyese pjesëmarrësit do ta kenë mundësinë të përjetojnë spektaklin e futbollit në stadion.”

Ndersa Mesud Jusufi, Drejtor Menaxhues I Air Prishtina shtoi se “Loja shpërblyese është e dizajnuar në atë mënyrë që secili qytetarë mund të marrë pjesë pa pasur nevojë të paguaj. Krejt cka duhet të bejnë është të hyjnë në faqën e Air Prishtinës në Facebook dhe të regjistrohen për lojën shpërblyese.”

Fituesit e 11-shes së Air Prishtinës që do të udhëtojnë për në Brazil do të shpallen më 4 Maj 2014, tërheqja e shpërblimeve bëhet përmes mënyrës së rastësisë.

Loja shpërblyese do të filloj më 25 shkurt dhe do të zgjasë deri më 27 prill 2014.

Ky është bashkëpunimi i dytë në mes të Granit Xhakës dhe Air Prishtinës, në të ardhmen së bashku do të mundohemi të gjejmë forma të reja të bashkëpunimit në të mirë të të gjithë shqiptarëve.