Google Translate përkthen edhe fjalët e shkruara me shkrim dore

Google Translate përkthen edhe fjalët e shkruara me shkrim dore

Google Translate përkthen edhe fjalët e shkruara me shkrim doreGoogle ka njoftuar se do të aktivizojë shkrimin e dorës për faqen e Google Translate.

Kjo do të thotë se kur përdoruesit shohin një fjalë ose një karakter që nuk e kuptojnë atëherë mjafton të hapin Google Translate në smartfonin ose tabletin e tyre dhe të fillojnë të shkruajnë njëlloj sikur të kishin një fletore para. Programi do të kthejë si përgjigje fjalën e përkthyer.

Një prej menaxherëve të Google është shprehur: “Vendosja e inputit nëpërmjet shkrimit të dorës lejon përdoruesit të përkthejnë një shprehje të shkruar edhe në rastet kur nuk munden të kuptojnë shkronjat.

P.sh ky opsion i ri mund të vlejë në rastet kur përdoruesi sheh një shprehje të shkruar në gjuhën kineze dhe do të donte të dinte përkthimin ekuivalent në shqip”.

Google ka rreth një vit që punon për aktivizimin e këtij opsioni. Në janar të vitit 2012 prezantoi fazën e parë të shkrimit të dorës për Google Translate në Android, ndërsa tani pas një viti përditëson këtë lloj inputi duke shtuar një tastierë të re virtuale dhe sofistikimin e mjetit të përkthimit.

Aktualisht ky opsion funksionon për 45 gjuhë të ndryshme duke përfshirë gjuhën kineze, arabe, greke etj… (PCWorld Albanian)