Google prezanton modelin e ri të tabletit Nexus 7

Google prezanton modelin e ri të tabletit Nexus 7

Google prezanton modelin e ri të tabletit Nexus 7Sot gjatë ditës, Google ka zbuluar modelin e ri të tabletit të saj, përkatësisht gjeneratën e dytë të tabletit të famshëm, Nexus 7.

Siç edhe është raportuar më herët, tableti i prodhuar nga Asus vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç, me rezolucion 1920 x 1200 piksel, procesorin quad-core 1.5GHz Snapdragon S4 Pro, grafikat Adreno 320, kamerën me 5 mega-piksel, 2GB RAM, si dhe versionet e memories me 16GB ose 32GB, versionin e lidhjes me rrjetin 4G LTE, daljen HDMI teknologjinë e pagesave NFC, mbushjen pa tela, dhe ekskluzivisht versionin më të ri të sistemit operativ Android, Android 4.3 Jelly Bean.

Në prezantimin e saj zyrtar, Google ka thënë se Nexus 7 i ri është 2 milimetra më i hollë sesa versioni paraprak, si dhe rreth 50 gram më i lehtë se gjenerata e parë e këtij tableti. Çmimi i versionit të Nexus 7 me 16GB do të jetë 229.99 dollarë, ai me 32GB kushton 269.99 dollarë, ndërsa versioni me rrjetin 4G LTE kushton 349.99 dollarë. Para-porositë e tabletit do të fillojnë nga dita e martë.