|

Google Music, rivali i ri për iTunes

Apple do të mund të befasohet për të keq, në fund të këtij viti, pasi që sipas disa spekulimeve thuhet se Google po përgatit një shërbim muzikor, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë rival i fortë për iTunes.

Sipas Reuters, zëvendës inxhinieri i Google thotë se pas rivalitetit që kompania e tij po shfaq me sistemin e saj operativ Android, tani ajo po përgatit marrëveshje të rëndësishme me produksionet muzikore dhe se pritet që shërbimi i ri i kompanisë të fillojë para Krishtlindjeve.

Shërbimi i ri i Google duket se do të jetë një sfidues i vërtetë për iTunes, dhe se i njëjti do të jetë shumë i lidhur me sistemin operativ mobil, Android.

Lajme të ngjajshme:

  1. Mozilla vazhdon bashkëpunimin me Google

Etiketa: , , , , , ,

Komentoni