Google Maps me të dhëna për trafik në kohën reale

Google Maps me të dhëna për trafik në kohën reale

Nëse jeni duke shkuar rrugës për tek një takim ose ngjarje e rëndësishme dhe dëshironi ta dini rrugën më të shkurtër (e cila nuk të del më gjatë), Google Maps mund të ju hyjë në punë.

Google Maps tani përfshin mundësinë për të parë kohën e kaluar gjatë udhëtimit tuaj, duke u bazuar në kushtet e trafikut në kohë reale.

Të dhënat do të tregojnë se kur kërkoni për udhëzime rreth udhëtimit dhe Google Maps do të tregojë se sa të gjata janë rrugët e ndryshme pa trafik, e po ashtu edhe paraqitet koha gjatë të cilës do të duhet të kryhet udhëtimi në trafikun aktual.

“Në vende ku informacioni është i mundshëm, kjo veçori e re dhe e përmirësuar përcakton kushtet e trafikut aktual dhe vazhdimisht është duke u rifreskuar për të ju afruar me llogaritjet më të sakta, më të përditësuara të mundshme,” shkroi Szabolcs Payrits, i cili është inxhinier i softuerit për Google Maps, gjatë të enjtes në një postim.

Përdoruesit mund ta mbajnë në mend që Google Maps më parë i tregonte llogaritjet e kohëve të udhëtimit duke u bazuar në trafik. Google Maps, për shembull, thoshte që një udhëtim mund të marrë kaq dhe aq kohë kur është me trafik. Por ai informacion ishte mbështetur në të dhënat historike të trafikut dhe nuk paraqiste gjithmonë kushtet e trafikut në kohë reale, kështu që Google e largoi atë gjatë verës së kaluar, tregoi një zëdhënës nga ndërmarrja Google për PCMag.com.