Google dorëzohet para Kinës

Google dorëzohet para Kinës

Google dorëzohet para Kinës Në fund edhe Google ka kapitulluar dhe ka hequr të hënën nga motori i saj në Kinë funksionin që lajmëronte se fjala që po kërkohej mund të ishte “e ndjeshme” për Kinën dhe për rrjedhojë kërkimi bllokohej. 

onte se fjala që po kërkohej mund të ishte “e ndjeshme” për Kinën dhe për rrjedhojë kërkimi bllokohej. 

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kineze, sipas të cilave vendimi i shoqërisë së Mountain View për të ndërprerë shërbimin, që ndihmonte internetin kundër censurës, erdhi në përfundim të një debati të gjatë me autoritetet kineze, i nisur qershorin e kaluar.

Lëvizja e Google nuk u ka pëlqyer përdoruesve. Në webin kinez janë postuar shumë mesazhe kundër motorit të kërkimit, që sipas tyre, “ka humbur reputacionin si kundërshtar i çensurës”, duke pranuar një autoçensurë.

“Lufta” mes Google dhe “murit të madh të zjarrit” siç njihet ndryshe sistemi kinez i çensurës së internetit, detyroi gjigandin informatik në vitin 2010 të spostonte serverat në Hong Kong. Por pavarësisht kësaj, shpesh si Google ashtu dhe shërbimet e postës elektronike “gmail” rezultojnë të bllokuar në Kinë.