Gonzalo Higuain  së shpejti tek Arsenali

Gonzalo Higuain së shpejti tek Arsenali

Gonzalo Higuain  së shpejti tek ArsenaliGonzalo Higuain, ka filluar negociatat me Arsenalin për kushtet personale, ka zbuluar babai i lojtarit.

Dje u raportua se dy klubet nuk po arrinin të gjejnë një marrëveshje për shumën e transferimit të argjentinasit. Por Jorge Higuain, i cili është babai dhe përfaqësuesi i sulmuesit, thotë se Reali u ka dhënë dritë jeshile për të negociuar kushtet personale me Arsenalin.

“Neve na është dhënë leje nga Real Madirdi për të negociuar me Arsenalin. Fatmirësisht do të jem në gjendje ta shoh djalin tim në Ligën Premier së shpejti”, ka thënë Higuaini “plak” për Fox Sports Argentina.

Nëse kompletohet marrëveshja, e cila pritet të jetë mbi 25 milionë euro, Higuain do të shndërrohet në nënshkrimin rekord të klubit londinez.

Arsenali tashmë ka nënshkruar me të riun e Auxerre, Yaya Sanogo, si transferim i lirë, ndërsa është duke negociuar me Evertonin për mesfushorin Marouane Fellainin, dhe me Swansea për mbrojtësin Ashley Williams.