GOLDAGES2

Gold AG: Këngën për heroin e bëra për 30 minuta

Gold AG ka thënë se këngën e tij të re kushtuar policit të vrarë në Mitrovicë e ka realizuar vetëm për 30 minuta, përcjell e përditshmja “Kosova Sot”.

Reperi kosovar ishte prekur shumë nga vrasja e policit të njësisë speciale, Enver Zymberi, dhe nuk i ishte dashur shumë kohë për të pasqyruar në këngë emocionet e tij.

Ai kishte pasur nevojë për vetëm disa minuta për ta shkruar tekstin ndërsa po brenda asaj nate ishte drejtuar në studion e Andin Randrobravës për ta regjistruar këngën “Gjithmonë i gjallë”.

Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian, ka thënë se ndihet mirë që kënga e tij po dëgjohet kudo, ndërsa për videoklip nuk ka menduar ende nëse do ta realizojë apo jo.