Goditet grupi kriminal i mashtrimit, mes të arrestuarve edhe një grua

Goditet grupi kriminal i mashtrimit, mes të arrestuarve edhe një grua

Goditet grupi kriminal i mashtrimit, mes të arrestuarve edhe një grua T​etë persona kanë rënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, pasi akuzohen për vjedhje me anë të mashtrimit.

Pas disa muajsh hetime është mundur të shkatërrohet grupi kriminal, në saj të operacionit të koduar “Western Union”. Në prangat e policisë janë vendosur Shuaip Nuredini, Detjon Rrapo, Taulant Elezi, Xhuliano Muçaj, Sherif Nuredini, Fatiko Çoçaj, Fatmir Dashallav dhe Margarita Jonizi.

Sipas policisë së Vlorës këta persona kishin krijuar një skemë duke mashtruar të paktën 30 persona. Ata prezantoheshin si të afërm të disa familjeve dhe kërkonin para. Më pas i tërhiqnin paratë te “Western Union” me dokumente false.

Shumat e parave që kanë vjedhur variojnë nga 10.000 – 50.000 lekë. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar aparate telefonike dhe disa dokumente, ndërsa i bëjnë thirrje personave të mashtruar të bëjnë kallëzim ndërkohë që mësohet se po punohet për identifikimin edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi. Zbulimi dhe arrestimi Policia e Vlorës, në bashkëpunim me prokurorinë e Vlorës ka bërë të mundur zbulimin e një metodë të çuditshme mashtrimi.

Në grupin prej tetë personash është arrestuar edhe një grua e cila sipas policisë arrinte të realizonte pajisjen me dokumente zyrtare mashtruesit, dokumente që iu duheshin për të kryer veprimet nëpër Ëestern Union e. Policia ka mundur të zbulojë edhe të gjithë skemën e ndjekur nga mashtruesit ndërkohë që dyshohet se numri i personave që kanë rënë viktima të këtij grupi kriminal janë shumë herë më i madh se sa të identifikuarit.

Burime zyrtare të Policisë së Vlorës bëjnë të ditur se 8 të arrestuarit, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë arritur të krijojnë një skemë mashtrimi, pre e së cilës në muajt e fundit kanë rënë mbi 30 shtetas. Këta shtetas pasi siguronin numrin e telefonit të një personi, mblidhnin të dhëna rreth familjes dhe të afërmve të tyre.

Nëpërmjet telefonit i prezantoheshin si i afërmi i tyre duke ju kërkuar shuma parash të cilat të mashtruarit i depozitonin në emër të të afërmit të tyre në pika të ndryshme të “Western Union”. Më pas këta shtetas arrinin të tërhiqnin shumat e parave nga pikat e Ëestern Union duke përdorur dokumente dhe firma të falsifikuara.

Shumat e parave që këta shtetas ju kanë vjedhur personave të ndryshëm janë nga 10.000 deri në 50.000 lekë.”

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 aparate telefonikë (celularë) si dhe disa dokumente zyrtare me të cilat realizoheshin mashtrimet. Gjithashtu vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj skeme mashtrimi si dhe identifikimin edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.