largea_graniyt-xhaka-0981348905876

Gladbach me Xhakën i shkon kampionit në Dortmund

Kampionin në fuqi, Dortmundi dhe Monchengladbach, me të cilën skuadër pritet të luajë nga minuta e parë edhe futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, përmbyllë ditën e sotme në Bundesliga. Ndërkaq lideri, Bayern Munchen i Xherdan Shaqirit i shkon Werder Bremen-it.

Kampioni i dyfishtë aktual në futbollin gjerman, Dortmundi, i cili nuk e ka nisur mirë edicionin e ri në Bundesliga, do të kërkoi këndelljen ndaj të rinjve të Monchegladbach. Me këtë të fundit, e cila i shpëtoi humbjes vetëm në çastet e fundit pritet të luajë titullar Granit Xhaka.

Dortmundi pas pesë javësh e sheh vetën shtatë pikë larg liderit, Bayern Munchenit. Skuadra me të cilën luan Xherdan Shaqiri nuk do ta ketë lehtë të vazhdoi me fitore, pasi përballët me Werder Bremen, në folenë e kësaj të fundit. Ndërkaq Hanoveri, që pas startit të furishëm filloi të ulë paksa ritmin i shkon Hamburgut. Rezultate e fundit i shkojnë më së shumti për shtati futbollistit shqiptar, Adrian Nikçi, i cili po pret rastin të jetë titullarë te skuadra e tij e re.

Dyshja shqiptare e Greuther Furth, Mërgim Mavraj dhe Ilir Azemi do të luajnë në udhëtim me Bayer Leverkusenin, i cili konsiderohet favorit. Por edhe pse Greuther Furth, ka pasur disa rezultate zhgënjyese, ata shpesh herë kanë befasuar me lojë dhe rezultat të mirë, që shumë lehtë mund të ngjajë edhe sot.

Liga e Gjermanisë

E shtunë
15.30: Bayer Leverkusen – Greuther Furth
15.30: Hamburger – Hannover
15.30: Hoffenheim – Augsburg
15.30: Nurnberg – Stuttgart
15.30: Werder Bremen – Bayern Munchen
18.30: Borussia Dortmund – Monchengladbach

E diele
15.30: Eintracht Frankfurt – Freiburg
17.30: Wolfsburg – Main