Gjyqtari i EULEX-it “shpëton” gjyqtarët që pasuruan individë

Gjyqtari i EULEX-it “shpëton” gjyqtarët që pasuruan individë

Gjyqtari i EULEX-it “shpëton” gjyqtarët që pasuruan individë Bratislav Trajkoviqi ka përfituar një hektar e 70 arë tokë falë një aktgjykimi të paligjshëm. Gjysmën e saj ia ka shitur një shqiptari për 448.000,00 euro. 

Por autorja e këtij aktgjykimi, ish-gjyqtarja Olga Janiçijeviq, nuk do të ndiqet penalisht për këtë vendim, ani se për çështje të tilla që kanë të bëjnë me pronat shoqërore kompetente është Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme e jo gjykatat e rregullta.

Aktakuza kundër saj dhe disa kolegëve të tjerë të saj, përfshirë ish-eprorin Nuhi Uka, nuk është konfirmuar nga gjyqtari i EULEX-it, Vitor Pardal. Në tërësi e ka hedhur poshtë, pas disa seancave që janë mbajtur në Gjykatën e Qarkut në Prizren, e cila tash është Gjykatë Themelore.

Përfituesi i tokës, Trajkoviq, që është komandant i Stacionit Policor në Graçanicë, ka arritur që gjithë këtë sipërfaqe toke ta bartë në emrin e tij, duke e regjistruar edhe në kadastër. Polici i Kosovës është njëri prej përfituesve më të mëdhenj të shpronësimeve të tokave të ndërmarrjes KBI “Kosova Export”.

  • pasuria epatundur

    hajde bac hajde apo ta qojn kijet shkavi iskines koka pasurue ky far komandanti hahha baba ij vet 448.000 mij oiro japaskan thyje ne rrajt kallamoqin he kosov he po eshtrejt qije toka tena kushton mashtrejt sene dubaj e vashington ahahaha kalu shypnij kallu me kang tallava dem bab dem 5 her shqiptaret peblejn token evet gjat ksaj historije shum shekullore.