Gjykata Kushtetuese s’ka më kuorum - nuk mund të gjykojë asnjë lëndë politike

Gjykata Kushtetuese s’ka më kuorum – nuk mund të gjykojë asnjë lëndë politike

Gjykata Kushtetuese s’ka më kuorum - nuk mund të gjykojë asnjë lëndë politikeGjyqtari amerikan i Gjykatës Kushtetuese, Robert Carolan ka dhënë dorëheqje për arsye personale, duke bllokuar kështu punën e këtij institucioni në një fazë të ndjeshme për vendin.

Burime të Gazetës Express thonë se me dorëheqjen e gjyqtarit Carolan, Gjykata de fakto nuk ka kuorum për të gjykuar “lëndët politike”.

“Akrualisht, Gjykata ka ngelur me shtatë gjyqtarë, por z. Kadri Kryeziu nuk mund të marrë pjesë në gjykimin e lëndëve politike, pasi që është përjashtuar nga këto raste meqenëse ai u pa në një tubim të PDK’së në zgjedhjet e fundit”, ka thënë një burim i Gazetës Express në kushte anonimiteti.

Vendi ndodhet në një ngërç politik dhe funksionalizimi i Gjyaktës Kushtetuese është shumë i rëndësishëm.

E, funksionalizimin e këtij institucioni duket se mund ta garantojë vetë Samuel Zhbogar, Përfaqësuesi i BE’së në Kosovë; ai ka kompetenca për ta emëruar një gjyqtarë tjetër në pozitën e lënë bosh nga Carolan.

“Z. Zhbogar tashmë ka nisur përpjekjet për ta gjetur një gjyqtar ndërkombëtar”, ka thënë burimi i Gazetës Express, brenda Gjykatës Kushtetuese.