Gjykata e Qarkut lirohen Ilir Tolen

Gjykata e Qarkut lirohen Ilir Tolen

Gjykata e Qarkut në Prishtinë e ka liruar nga arresti Ilir Tolajn, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi.

Gjykata vendosi që ta lë atë të lirë, pasi ai deponoi 50.000 euro dhe dorëzoi të dyja pasaportat atë të UNMIKU-ut dhe atë britanike, mirëpo procedura e rregullt gjyqësore vazhdon.

Tolaj u arrestua me dyshimin se i është shmangur tatimit, ndërsa avokati Bajram Tmava e cilësoi arrestimin e klientit të tij, të motivuar politikisht.

Në vitin 2008, Tolaj ishte shkarkuar nga posti i Sekretarit të përhershëm nga ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, ndërkaq u emërua këshilltar nga ministri i tanishëm.