Gjira i thotë "b*tch" Tunës

Gjira i thotë “b*tch” Tunës

Gjira i thotë "b*tch" TunësKa vazhduar lufta mediatike mes pop superyllit Tunës dhe rivales së saj tashmë të përbetuar, Gjirës.
Pas sulmit nga Gjira me këngën “Mos na prish Imixhin” ku këngëtarja tentoi të demaskonte Tunën për gjestin e saj kontravers të prekjes së zogut, ishte më pas edhe Tuna ajo që rëndë thumboi.

“Unë nuk shëroj pacientë. Deri tani në rrugën time kam pasur shumë vështirësi, por kam qenë reale. Kam qenë gjithmonë kjo që jam sot, e drejtpërdrejt dhe korrekte në stilin tim. Ka pasur shumë që kanë tentuar të arrijnë famë në takat e mia, por jo… përkundrazi ata i mori era”, kishte thënë Tuna.

Duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Gjirës, e cila nga distanca ka tentuar ta ‘qëllojë’ në shenjë Tunën, por me fjalë shumë të rënda siç është fjala k*rvë në gjuhën angleze.

Në një seri postimesh në faqen e saj zyrtare në Facebook, Gjira ka akuzuar sërish Tunën për gjestin e saj.

“A bën një ‘share’ masive veq për hatër të atynve që hala nuk e kanë kuptu esencën e këngës – merr msim b*tch. As un sjom perfekt – po b*tchat nuk i baj hiq (sic.)”, ka thënë Gjira në dy postime në Facebook gjatë të dielës duke i bashkëngjitur dhe këngën diss kundër Tunës.