Gjilan: 17 të akuzuar për vepra të ndryshme kriminale

Gjilan: 17 të akuzuar për vepra të ndryshme kriminale

Gjilan: 17 të akuzuar për vepra të ndryshme kriminaleGjykata Themelore në Gjilan i ka shqiptuar dënime me burg dhe me gjobë 17 personave për veprat penale vjedhje, importimi, eksportimi, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse.

Siç ka thënë Sabit Shkodra, zëdhënës në Gjykatën Themelore në Gjilan, një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të akuzuarit, Fiton Spahiu ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite burg dhe 2700 euro gjobë dhe ndaj të akuzuarit Sokol Osmani, ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite burg dhe 2100 euro gjobë.
Pasi kanë pranuar fajësinë, gjyqtari ka shqiptuar dënim unik për të dy të akuzuarit.

I akuzuari Fiton Spahiu, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, akuzohet për 7 (shtatë) vepra penale vjedhje e rëndë, 1 (një) vepër penale importimi, eksportimi, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse, dhe 1 (një) vepër penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

I akuzuari Sokol Osmani, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, akuzohet për 5 (pesë) vepra penale vjedhje e rëndë 1 (një) vepër penale importimi, eksportimi, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse dhe 1 (një) vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Ai tha se 15 të akuzuarve të tjerë i’u janë shqiptuar dënime më të vogla, duke filluar prej 2 (dy) vite burg e deri tek shqiptimi i dënimit vetëm me gjobë.