Gjeti kërpudhën që peshon 50 kg

Gjeti kërpudhën që peshon 50 kg

Fati i ka buzëqeshur shumë 76-vjeçarit Alojz Lukançiç, nga fshati Pondshntjur afër qytetit Litia, pasi ka gjetur një kërpudhë që peshon 50 kilogramë.

Ai tregoi për gazetën e Lubjanës Delo se ishte duke shkuar me traktor nëpër rrugën lokale kur përskaj rrugës, në pyll vërejti diçka që ia tërhoqi shikimin.

Kur pa se bëhej fjalë për llojin e kërpudhës që e njihte dhe pasi nuk mundi vetë ta çonte, e foti nipin e tij për t’i ndihmuar që ta vendosin në traktor dhe ta dërgojnë në shtëpi.

Kërpudha e re e këtij lloji është e ushqyeshme dhe në gjuhën latinishte quhet Meripilus giganteus.