Gjetën qyp me lira në bahçe, bëhen milionerë

Gjetën qyp me lira në bahçe, bëhen milionerë

Gjetën qyp me lira në bahçe, bëhen milionerëThonë që qeni është kafsha më besnike për njeriun. Por, që kjo kafshë ta bëjë milioner pronarin brenda një dite, këtë askush nuk e ka përjetuar deri më tani. Të paktën jo deri të mërkurën, kur është shënuar rasti (ndoshta) i parë.

Një çift nga Kalifornia (SHBA) ka siguruar disa miliona dollarë pas nxjerrjes në ankand të monedhave të arit të gjetura në bahçen e tyre. Ky thesar konsiderohet si më i madhi i gjetur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Dhe, në fakt, thesari është gjetur nga qeni i çiftit. Në fillim të muajit mars, qeni në kopshtin e shtëpisë ka gjetur të fshehur tetë kuti metali, në të cilat ishin 1.400 monedha ari, vlera e përgjithshme e të cilave llogaritej në 10 milionë dollarë.

Të mërkurën, 24 orë pas fillimit të ankandit, çifti ka fituar disa miliona dollarë, ka treguar Don Kagin nga kabineti “Kagin’s Inc”, i specializuar në numizmatikë. Ai ka treguar se deri të mërkurën pasdite ka mbetur pa u shitur edhe gjysma e thesarit, prandaj milionat do të shtohen.

Duhet treguar se monedha e parë, një monedhë 20-dollarëshe, e cila daton nga viti 1874, është shitur mbi 15.000 dollarë, dhe paratë janë dhënë menjëherë./Zëri/