Gjermania në alarm, neutralizohet celula islamiste në periferi të Berlinit

Gjermania në alarm, neutralizohet celula islamiste në periferi të Berlinit

Gjermania në alarm, neutralizohet celula islamiste në periferi të BerlinitMbi 200 forca policie gjermane kanë kryer një aksion të ngjashëm me policinë belge në orët e para të së premtes, duke neutralizuar një celulë islamiste në periferi të Berlinit.

Sipas raportimeve në mediat gjermane mendohet se është arrestuar edhe kreu i grupit që po planifikonte të nisej për në Siri, dhe një bashkëpunëtor i tij.

Kreu i grupit raportohet të jetë Ismet D., një shtetas gjerman, 41 vjeç me origjinë turke, ndersa bashkepunetori Emin F. 43 vjeç merrej me financat e grupit.

Policia gjermane ka bërë të ditur se të arrestuarit ishin pjesë e një grupimi ekstremist islamik, të shkollës Salafi, të përbërë nga persona me origjinë turke dhe shtetas rusë nga krahinat e Çeçenisë dhe Dagestanit, ku shumica e popullsisë i përket fesë islame.

Por sipas policisë gjermane, grupimi nuk po planifikonte të kryente asnjë sulm terrorist brenda Gjermanisë, por vetëm në Siri. Megjithatë ata do të akuzohen edhe për pastrim parash.

Një natë më parë, në Volfsburg, policia gjermane konfirmoi se kishte arrestuar një 26-vjeçar i cili akuzohej se i ishte bashkuar militantëve të Shtetit Islamik.

Sipas ligjeve gjermane në fuqi, përfshirja në nëj organizatë terroriste të huaj përbën krim. i arrestuari ka nënshtetësi të dyfishtë, gjermano-tuniziane.

Sipas prokurorisë, i dyshuari ka qendruar disa muaj në Siri vitin e kaluar dhe mendohet se ka kryer stërvitje ushtarake. Megjithatë, edhe në këtë rast, nuk ka prova se ai po planivikonte ndonjë sulm brenda territorit gjerman.

Ai pritet të dalë para gjykatës të premten ku dhe do të marrë masën e arrestit. Aksione të policisë ka pasur edhe në qytetin jugor, Forchajm, pranë Shtutgartit, ku policia ka kontrolluar apartamentet e disa personave që dyshoheshin se i përkisnin celulave ekstremiste islamike.

Operacionet policore nisën vetëm pak orë pasi kancelarja Angela Merkel deklaroi në parlamentin gjerman se edhe Gjermania është e kërcënuar nga terrorizmi, njëlloj si Franca, ku një javë më parë, brenda tri ditësh humbën jetën 17 vetë për shkak të tyre.

[youtube_sc url=”https://www.youtube.com/watch?v=CXhUMUjaOVc”]