Gjermania kërkon nga Serbia marrëveshjen e re "Brukseli 2"

Gjermania kërkon nga Serbia marrëveshjen e re “Brukseli 2”

Gjermania kërkon nga Serbia marrëveshjen e re "Brukseli 2" Mbajtja e një konference ndërministrore ndërmjet Gjermanisë dhe Serbisë, sipas gjasave, nuk do të organizohet përpara pranverës së vitit 2015-të.

Kjo, pasi Gjermania kërkon një marrëveshje të dytë mes Prishtinës dhe Beogradit.

Parakushte joformale për fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE janë dy: përmbushja deri në fund e marrëveshjes së Brukselit, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes së dytë kornizë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, përkatësisht Brukseli 2, transmeton lajmi.net.

Ministrja serbe e ngarkuar me BE-në, Jadranka Joksimoviç ka konfirmuar se ekzistojnë shtete të BE-së të cilat e lidhin hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim me përparim në dialogun e Brukselit, që përcillet nëpërmjet kapitullit 35.

Ajo ka shtuar se Serbia është e gatshme për bisedme me Kosovën, por se aktualisht po pritet zgjedhja e qeverisë së re të Prishtinës.