|

Gjermania fiton Eurovisionin

Këngëtarja nga Gjermania, Lena dhe kënga e saj “Satellite” është fituese e edicionit të sivjetëm të Eurovision që u mbajt në Oslo të Norvegjisë.

Gjermania mori gjithsej 246 pikë. Turqia doli e dyta, kurse Rumania e treta.

Shqipëria, me përfaqësuesen e saj Juliana Pasha, u rendit e 16-ta.

Edhe gjatë këtij viti festivali është përcjellë me votime që janë konsideruar më shumë politike, sesa votime për këngët që kanë pasur vlera.

Pikët maksimale, Shqipëria i mori nga Maqedonia.

Lajme të ngjajshme:

  1. Rovena Domi fiton çmim në “Queen of the World”
  2. Tiranë: Nis edicioni i 50-të i festivalit të RTSH-së

Etiketa:

Komentoni