Gjermania dhe Britania e Madhe e dinin fuqinë e “Grupit të Drenicës”

Gjermania dhe Britania e Madhe e dinin fuqinë e “Grupit të Drenicës”

Gjermania dhe Britania e Madhe e dinin fuqinë e “Grupit të Drenicës”Në tetor të vitit të kaluar, në qendër të Prishtinës ishin shfaqur disa afishe me pamje nga krimet e Serbisë në Kosovë.

Afishet që kishin për qëllim t`ia rikujtonin EULEX-it krimet e Serbisë ishin bërë në kuadër të një fushate, si protestë ndaj aktakuzës për krime lufte të ngritur nga një prokuror i këtij misioni, ku të akuzuar janë disa ish-pjesëtarë të UÇK-së, përfshirë komandantët e fuqishëm Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku.

Qeveria e Kosovës paraprakisht kishte kaluar një Rezolutë në Kuvendin e Kosovës për përfundimin e misionit të BE-së pas qershorit të vitit 2014, dhe ministri i Drejtësisë kishte filluar që publikisht të flasë për përfundimin e EULEX-it.

Të gjitha zhvillimet në sytë e ndërkombëtarëve ishin vlerësuar si të ndërlidhura.

Ato kishin vlerësuar se si rezultat i njerëzve të fuqishëm me të cilët po përballet EULEX-i në krime të ndryshme, por sidomos në krimet e luftës, po provohet që të krijohet një situatë kur misioni i BE-së do të mbetej pa kompetenca ekzekutive në Kosovë.

Kësisoj, dy shtetet e fuqishme që e kanë njohur dhe e mbështesin pavarësinë e Kosovës, kishin vendosur ta analizonin situatën. Ato së bashku kishin përgatitur një strategji “Non Paper”, për EULEX-in. /Tribuna/