1298909402

Gjermania 550, Austria 150 ushtarë shtesë

Në ditët e ardhshme Bundesveri gjerman do të dërgojë 550 trupa shtesë për të monitoruar paqen në Kosovë, ndërsa Austria do ta forcojë KFOR-in me 150 ushtarë.

“Situata në veri të Kosovës edhe më tej mbetet e tensionuar”, shkruan në faqet e Bundesverit në internet, ndërsa bëhet e njohur kërkesa e KFOR-it për forca shtesë.

Të hënën mbrëma shtabi kryesor i NATOS në Napoli ka dhënë urdhër për angazhimin e batalionit shtesë, të cilin aktualisht, siç thuhet e përbëjnë, gjermanët dhe austriakët.

Kështu, gjithsej 700 ushtarë (550 gjermanë dhe 150 austriakë) në ditët në vijim do të transferohen në Kosovë, njoftojnë nga Bundesveri.