Gjermani, kapet rrjeti ballkanas i falsifikimit të dokumenteve

Gjermani, kapet rrjeti ballkanas i falsifikimit të dokumenteve

Gjermani, kapet rrjeti ballkanas i falsifikimit të dokumentevePolicia gjermane ndaloi një rrjet kriminal nga Ballkani që merrej me falsifikimin e dokumenteve personale dhe dokumenteve tjera evropiane.

Sipas autoriteteve gjermane, rrjeti u zbulua dhe u ndalua në qytetin e Ulmit, ku në pranga si kryesorët e grupit ishin një emigrant nga Kosova, një emigrant kroat si dhe dy shtetas gjerman (njëri prej tyre me origjinë nga Kosova), transmeton INA duke i thirrur në burimet e mediave gjermane.

Në këtë zinxhir të grupit kriminal ishin përfshirë edhe persona të tjerë nga vendet e Ballkanit, që funksionon duke siguruar dokumentet e falsifikuara, që më pas i shisnin për një shumë të caktuar parash.

Policia ra në gjurmët e grupit, derisa po kryente një hetim tjetër. Ndaj tyre është ngritur aktakuza për falsifikim të dokumenteve, grabitje dhe stërshitje të gjësendeve të vjedhura.