Gjergj Dedaj

Gjergj Dedaj zëvendësministër i Transportit

Në kuadër të ndryshimeve të kabinetit qeveritar, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e emëroi Gjergj Dedajn zëvendësministër të Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, për të cilin të përditshmet kosovare shkruajnë se gjatë postit që kishte në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale vetëm për dy ditë qëndrimi në Vjenë të Austrisë, ka shpenzuar rreth dy mijë euro, bazuar në listën e tërheqjes së parave nga bankomatet.

Ndërsa, vitin e fundit të mandatit të tij, ish zëvendës ministri Dedaj thuhet të ketë shpenzuar mbi 33 mijë euro nga kartela financiare, të cilën ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë e shfrytëzojnë jashtë vendit.

Këto mjete janë limiti që një zëvendësministër do të mund t’i harxhonte gjatë udhëtimeve zyrtare, ndërsa ish zëvendësministri Dedaj i ka shpenzuar ato në maksimum për secilin muaj.

Ish zëvendësministri Dedaj ka sugjeruar gazetën Koha Ditore që të mos shkruajë për të, pasi që ka vlerësuar se deri në fund të vitit ka kohë, kur sipas tij priten të bëhen bilancet dhe të shihet kush ka shpenzuar më shumë nga zyrtarët qeveritarë për udhëtime zyrtare jashtë vendit.

Kryetari i PLK-së, Gjergj Dedaj deri para rreth dy muajsh ishte zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa tashmë sipas RTK-së kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e emëroi Gjergj Dedajn zëvendësministër të Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, që udhëhiqet nga ministri Fatmir Limaj. /Rtk/