Gjërat që ndikojnë në jetëgjatësinë e femrave

Gjërat që ndikojnë në jetëgjatësinë e femrave

Gjërat që ndikojnë në jetëgjatësinë e femraveSa herë e kemi pyetur veten se ajo që po bëjmë është e rrezikshme për shëndetin dhe jetën tonë? Shumë pak herë, ashtu siç është e vërtetë që, pavarësisht të gjithave, vazhdojmë të pimë duhan, e ekzagjerojmë me alkoolin dhe kryejmë në përgjithësi sjellje të dëmshme.

Sipas shumë studiuesve, përsëritja e veprimeve të përditshme, sidomos për femrat, mund të ketë efektin e shkurtimit të jetës së tyre. Por cilat janë këto veprime? Çfarë duhet bërë që t’i shmangni ato dhe si të bëni një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë.

Të qëndruarit ulur për më shumë se dy orë në ditë
Sidomos për ato që punojnë në zyrë është e pashmangshme që mos të ndodhë. Sipas disa hulumtuesve australianë, kohëzgjatja e jetës do të reduktohej për disa vjet, duke qëndruar ulur për më shumë se dy-tri orë. Një efekt që nuk mund të zhduket edhe me një aktivitet të mirë fizik. Prandaj, ekspertët sugjerojnë që sa më shpesh të ngriheni nga karrigia dhe të lëvizni përreth, në mënyrë që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë.

Mungesa e miqësisë
Miqësia i bën mirë zemrës dhe shpirtit, kështu që kush ka pak miq, ka mundësi të vdesë më parë. Këtë gjë e thotë një kërkim i zhvilluar nga “Brigham Young University” dhe Universiteti i Karolinës së Veriut, sipas të cilit qëndrimi vetëm për një kohë të gjatë do të ishte i dëmshëm sa pirja e 15 cigareve në ditë. Prandaj mos ngurroni, gjeni sa më shumë miq dhe shoqërohuni sa të mundeni.

Qëndrimi i shumtë përpara televizorit
Të qëndrosh përballë televizorit edhe vetëm dy orë në ditë do të rriste rrezikun e vdekjes së parakohshme, sëmundjeve kardiovaskulare dhe të diabetit të tipit 2. Këtë gjë e pohojnë studiuesit e Universitetit të Harvardit, sipas të cilëve një orë e kaluar përpara ekranit të vogël shkurton deri në 21.8 minuta jetë. Prandaj, sa më pak televizor dhe sa më shumë dalje në natyrë.

Kequshqyerja
Të gjitha ushqimet që ekspertët i quajnë “mbeturina” zvogëlojnë jetëgjatësinë. Duket se edhe mishi i kuq kontribuon në reduktimin e 20% të jetës, nëse konsumohet vazhdimisht. Këshilla më e mirë është që të konsumoni ushqime të cilat përmbajnë kalori më pak e sidomos konsumoni më shumë pemë dhe perime.

Papunësia
Papunësia nuk është një gjendje që ka një efekt pozitiv në organizëm. Nga shkencëtarët kanadezë është llogaritur që mospasja e një pune rrit me 63% rrezikun e vdekjes së hershme, pak a shumë sa pirja e duhanit. Dhe për fat të keq ky është një lajm shumë i keq për femrat këtu në vendin tonë, ku papunësia është në nivelin më të lartë të mundshëm.

Lëvizja e shumtë me makinë
Lëvizjet që përfshijnë më shumë se një orë me makinë rrisin stresin, trashjen, pagjumësinë, nervozizmin dhe pasivitetin fizik. Të gjithë këta faktorë, sipas universitetit suedez “Umea”, do të shkurtonin jetëgjatësinë. Prandaj, sa më pak përdorim të veturës dhe sa më shumë ecje.

Moskryerja e marrëdhënieve seksuale
Një studim në Uells tregoi se mospërjetimi i një orgazme për periudha të gjata kohore mund të ulë jetëgjatësinë me 50% në krahasim me ato që kanë marrëdhënie seksuale të rregullt. Pra, atëherë rroftë seksi…!

Kolegët apatikë apo të padurueshëm
Jeta në zyrë nuk është aspak e lehtë, akoma më keq nëse kolegët që të qëndrojnë pranë janë shumë të padurueshëm. Një studim nga Universiteti i Tel Avivit tregoi se një subjekt i integruar në mjedisin e saj të punës ka gjasa të sjellë vdekjen e hershme. Ndërkohë, njerëzit e paintegruar, megjithatë, janë të rrezikuar deri në 2.4 herë më shumë se kolegët e lumtur.

Fjetja e shumtë ose e paktë
Fjetja e paktë i bën keq zemrës, favorizon diabetin, disa lloje kanceri, çmendurinë, shqetësimet konjitive dhe veçanërisht një vdekje të parakohshme. Por, në të njëjtën mënyrë, edhe të qenët gjumash nuk bën mirë. Por cila është masa e duhur e kohës së gjumit? 6 deri në 7 orë çdo natë.

Frika nga vdekja
Tanatofobia ose frika nga vdekja mund të shkurtojë jetën. Një studim i kryer nga Biblioteka Kombëtare Amerikane e Mjekësisë ka gjetur se ankthi për vdekjen zvogëlon jetëgjatësinë, duke shkaktuar paranojë dhe duke krijuar terror dhe tjetërsim.