Gjashtëpikëshi i Banit brenda pakos Ahtisaari
Rritja e numrit të deputetëve serbë në Parlamentin e Kosovës, amnistia për taksat e qytetarëve të veriut dhe për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe shtimi i një përfaqësuesi serb në Këshillin Konsultativ për Komunitete, janë vetëm disa nga veprimet që planifikohen në kuadër të dialogut për veriun, e që do të vlerësohen si koncesione jashtë pakos së Ahtisaarit.
Një varg veprimesh të tjetra, sipas planit të përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë, pjesë të të cilit i ka kuptuar gazeta, pritet që të fuzionohen brenda pakos së Ahtisaarit.
Katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zubin-Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi, sipas burimeve të gazetës, do të kenë mundësinë që ta krijojnë një asociacion të veçantë.
Ky asociacion do të ketë asamblenë e vet dhe do të merret me menaxhimin, gjegjësisht ndarjen e buxhetit që do të ndahet nga buxheti i Kosovës, ai i Serbisë por edhe nga donacionet ndërkombëtare. Do të emërohen edhe katër zyrtarë të lartë…