Gjarpri i mbijeton fluturimit në krahun e avionit

Gjarpri i mbijeton fluturimit në krahun e avionit

Gjarpri i mbijeton fluturimit në krahun e avionit Pasagjerët e një avioni të kompanisë Qantas, u habitën kur panë në krahun e avionit një gjarpër piton rreth 3.6 metra të gjatë.

Aeroplani po fluturonte nga Australia veriore për në Papua Guinea e Re, kur një pasagjere vuri re gjarprin.

Në bord nuk pati shqetësim se mos do kishte një gjarpër tjetër brenda, por të gjithë nisën të fotografojnë gjarprin, që i rezistonte fluturimit në atë lartësi.

Edhe pse presioni ishte shumë i lartë dhe temperaturat nën 12 gradë celsius, gjarpri mbijetoi dhe kur avioni u ul, ai ishte akoma gjallë.

httpv://www.youtube.com/watch?v=Iia_D471Trk