Gianni Pittella vlerëson punën e qeverisë Rama

Gianni Pittella vlerëson punën e qeverisë Rama

Gianni Pittella vlerëson punën e qeverisë RamaEcuria e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ka qenë në qendër të diskutimeve në takimin që kryeministri Edi Rama pati sot me zëvendëspresidentin e parë të Parlamentit Evropian, Gianni Pittella.

Në këtë takim Rama falenderoi Pitellën për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane.

“Kënaqësi që prita një dashamirës të Shqipërsë dhe ndamë mendime për ecurinë e progresit drejt BE-së. Diskutuam edhe për forcimin e bashkëpunimit me grupin socialist dhe demokrat. Falenderova Pittellan për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane” ka theksuar Rama.

Nga ana e tij, Zv. presidenti i PE-së Gianni Pittella ka shprehur admirim për punën e qeverisë Rama në luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe për reformën e administratës publike.