Gianluigi Buffon: Nuk jemi favoritë për Botërorin

Gianluigi Buffon: Nuk jemi favoritë për Botërorin

Gianluigi Buffon: Nuk jemi favoritë për BotërorinPër Gianluigi Buffon, Italia është një nivel më poshtë se Brazili, Spanja, Gjermania apo Argjentina, që konsiderohen si skuadrat favorite për triumfin në Kampionatin Botëror.

Nën drejtimin e Cesare Prandellit, 2 vjet më parë, të kaltërit arritën në finalen e Europianit ku u mundën nga spanjollët, ndërsa në eliminatoret e Botërorit, rrugëtimi i tyre nuk njeh humbje. Megjithatë, portieri legjendar i Juves dhe i Italisë nuk është shumë optimist për shanset në Brazil.

“Kemi një skuadër të qëndrueshme dhe të maturuar. Fitojmë ndeshjet që duhet t’i fitojmë dhe në disa raste arrijmë edhe rezultate surprizë. Në të njëjtën kohë duhet të jemi të vetëdijshëm për potencialin e kundërshtarëve tanë. Jemi poshtë Brazilit, Spanjës, Gjermanisë e Argjentinës”.

Por sa larg mund të shkojë Italia në Botëror? Në parashikimin e Buffon, arritja deri në finalen e madhe duket e pamundur.

“Në këtë Botëror duam të paraqitemi sa më mirë, pa patur ndonjë pendesë. Për finalen nuk jam aspak i bindur se mund të arrijmë, por çerekfinalet do të ishin një arritje. E them këtë sepse nëse takohemi sërish me Spanjën, nuk do të ishte turp largimi nga ky kompeticion”.

Për Italinë 4 herë kampione e botës, misioni në tokën braziliane fillon me përballjen e fuqishme me Anglinë në Grupin D, ku ndodhet bashkë me Uruguajin dhe Kosta Rikën.