Gianluigi Buffon kritikon qasjen e Juves ndaj Cesenas

Gianluigi Buffon kritikon qasjen e Juves ndaj Cesenas

Gianluigi Buffon kritikon qasjen e Juves ndaj CesenasGianluigi Buffon ka kritikuar qasjen e Juventusit pas barazimit të mbrëmshëm 2-2 ndaj Cesenas.“Distanca në krye mbetet e paprekshme dhe kjo është ajo çfarë ne shpresonim”, ka thënë ai për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.com.

“Por është e qartë, pas rezultatit në Romë, ne duhej të shpresonim më shumë”.“Ishte një paraqitje e pakënaqshme, veçanërisht në 20 minutat e para, kur ne iu dhamë atyre shumë shanse, të cilat një ekip si i joni nuk duhet t’i lejojë”.

“Me gjithë respektin për Cesenan, që luajti një ndeshje të shkëlqyeshme, është faji jonë nëse ne dështojmë të nxjerrim të tre pikët”, ka shtuar portieri. /Telegrafi/